BDI nuk do të mbështet një kandidat partiak të LSDM-së për president. Lideri i integristëve Ali Ahmeti në një emision debativ në Radiotelevizionin publik theksoi as nuk është vasal i LSDM-së dhe se nuk do ta përkrah një kandidat i cili nuk është konsensual.
Unë nuk mund të votojë një kandidat që votohet në kongresin e LSDM-së, sepse nuk e duron elektorati. Dalin me deklarata se neve do mbajmë kongresin, do caktojmë kandidatin dhe më pas do t’i ftojmë partitë politike. Unë në dasmë të huaj nuk shkoj. As në dasëm pa ftuar nuk shkoj. Deri dje na akuzonin për pataricë të VMRO-së ndërsa sot për bisht të LSDM-së. Ne as nuk kemi qenë patericë, as bisht nuk bëhemi” -tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Nga LSDM nuk komentojnë deklarata e Ahemtit, por thjeshtë i rekomandojnë BDI-së që t’i mbajë qëndrimet e saja si subjekt politik.
E dimë që BDI është subjekt në vete dhe ka të drejtën e mendimeve dhe qëndrimeve të saj. Ajo që mund të them është se procedura për shqyrtimin e kandidatit për president është duke vijuar” – theksoi – Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.
Edhe pse organet e partisë ia besuan Ahmetit bisedimet me partitë shqiptare për një kandidat të përbashkët për president, ky i fundit ka ndryshuar qëndrimet.
Lëre unë që se kam radhën, radhën e ka PDSH-ja për ta thirr, po u bërë rezil me atë tryezën e partive politike. Nuk thotë populli kot, mos u ul në tryezë me fëmijë se të spërkasin” – u shpreh – Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së
Mes tjerash Ahmeti pranoi se ideja e BDI-së për president konsensual daton që nga koha kur kryetar shteti ishte Branko Cërvenkovski. Si kandidat i pranueshëm për integristët, mbetet Vllado Popovski i cili sipas Ahmetit njeh historinë shqiptare dhe është i pranueshëm për shqiptarët. Nga ana tjetër, partitë opozitare shqipare duke kalkuluar për kandidatët e mundshëm, mbrojnë idenë që të mos bashkohen me BDI-në në garë. Madje edhe partnerët e koaliconit, Besa e Afrim Gashit dhe PDSH nuk janë prononcuar për idenë e BDI-së e cila nuk mohon mundësinë të garojë e vetme në zgjedhjet presidenciale.