Afrim Gashi: Pamjet e dëshmojnë se kemi votuar për ligjin e gjuhëve

0
10

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi thotë se ka qenë i pranishëm në seancën për votimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe dhe se ka votuar pro ligjit, raporton Televizioni SHENJA.
Gashi, gazetarëve sot u ka shpjeguar se kanë siguruar video-incizime ku shihet se se si ka votuar. Këto pamje gjatë ditës do të publikohen.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Ai ka thënë se dëshmi për këtë është edhe votimi me Bantender, ku ai shihet se voton.

Kryetari i Lëvizjes BESA ka komentuar Ligjin, duke theksuar se ai e avancon përdorimin e gjuhës shqipe por nuk është i mjaftueshëm.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5