Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, i pyetur nga gazetarët nëse në takim është diskutuar për periudhën e kaluar kur Alternativa ishte pjesë e Qeverisë, e ku janë vërejtur disa obstruksione, sikurse është kthimi i Programit Vjetor në Ministrinë e Kulturës dhe mos emërimi i disa drejtorive , ai tha se në janë diskutuar ato mangësi që kanë qenë.
“Ne nuk do të bëhemi pjesë e një Qeverie e cila në ata që i kujton se i ka partnerë do të gjej pengues. Ne nuk jemi aty mish i egër. Nëse dikush mendon se futet mish i egër në Qeveri, atëherë ju faleminderit i vazhdojmë rrugëtimet të ndarë. Nëse ka koncept ide nga të gjithë, duke filluar nga kryeministri dhe të gjitha partitë e tjera, se për shkak momentumit politikë ka nevojë për një parti si Alternativa, atëherë ne natyrisht kërkojmë garanca se do të jemi të trajtuar të barabartë dhe me dinjitet”, tha Afrim Gashi.