Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaAfrika e Jugut kërkon kthimin e ‘diamantit më të madh në botë’...

Afrika e Jugut kërkon kthimin e ‘diamantit më të madh në botë’ që gjendet tek shufra e Mbretëreshës Elizabeth II

Afrika e Jugut bënë thirrje për kthimin e ‘diamantit më të madh në botë’ nga shufra e Mbretëreshës Elizabeth II

Në Afrikën e Jugut po bëhen kërkesa për kthimin e diamantit më të madh të njohur në botë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Ylli i Madh i Afrikës, ose Cullinan l, është pjesë e një diamanti më të madh, i cili i ishte dhuruar familjes mbretërore pasi ishte gjetur në Afrikën e Jugut në vitin 1905 – kur vendi ishte nën sundimin britanik.

Aktualisht diamanti masiv mbahet në skajin e një skeptri që i përkiste Mbretëreshës, raporton themirror.

Lajmi për vdekjen e Mbretëreshës ka qenë në kryetitujt në mbarë botën me shumë njerëz që nxitojnë të bëjnë nderimet e tyre dhe të shprehin ngushëllimet e tyre, transmeton Telegrafi.

Në Afrikën e Jugut ka pasur mjaft debate në media se kush e zotëron Yllin e Madh të Afrikës, si dhe gurë të tjerë të çmuar që janë nxjerrë në vend.

Më ekstreme ishin pikëpamjet e deputetit të Lëvizjes Afrikane të Transformimit (ATM), Vuyo Zungula, i cili beson se Afrika e Jugut duhet të ndërpresë lidhjet e saj me Komonuelthin dhe të ketë një kushtetutë të re.

“Tani duhet të largohet nga Commonwealth, të kërkojë dëmshpërblime për të gjithë dëmin e bërë nga Britania, të hartojë një kushtetutë të re bazuar në vullnetin e popullit të SA dhe jo në Magna Carta britanike dhe të kërkojë kthimin e të gjithë arit, diamanteve të vjedhura nga Britania”, tha ai.

Por në të njëjtën kohë argumentohet se diamanti ishte një dhuratë për familjen mbretërore.

Ajo iu dha mbretit Eduard Vll në vitin 1907 dhe “u dërgua në Asscher të Amsterdamit për t’u çarë në vitin 2008”, tha Trusti i Koleksionit Mbretëror.

Royal Asscher thotë se diamanti Cullinan u pre në nëntë gurë të mëdhenj dhe 96 copa më të vogla. Më i madhi nga gurët u emërua Ylli i Madh i Afrikës nga Mbreti Eduard VII, i cili gjithashtu e quajti gurin e dytë më të madh të prerë Ylli më i vogël i Afrikës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments