Wednesday, October 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionAbdulkadri Sheji: Veleshtarët e mi, bashkohuni dhe mos u përçani

Abdulkadri Sheji: Veleshtarët e mi, bashkohuni dhe mos u përçani

Bashkohuni dhe mos u përcani

Të nderuar vëllezër dhe motra mërgimtar Veleshtar,shpresoj që ky shkrim tju gjej shëndosh e mirë kudo që jeni.

Eshtë shum e qartë se dashuria ndaj vendlindjes është e pamohueshme për cdo individ,e në ktë rast për të gjithë Veleshtarët pamvarsisht në cilën pjesë të botës gjenden.
Kjo është e natyrshme,sepse kështu jemi rritur dhe edukuar.
Me vëmendje e lexova dekleraten e anëtarëve të këshillit të Bashkësis Lokale të Veleshtës në Zvicër.

Unë Abdulkadri Sheji si Imam i Veleshtës sapo i mbusha 30 vjet shërbim në f.Veleshtë, dhe për këto 30 vite kam dhënë një kontribut për Veleshtën dhe Veleshtarët si në aspektin fetar ,human dhe kombëtar, që nuk e kam bërë për lëvdat apo për tu krenuar,por e kam ndier si obligim ndaj Veleshtës dhe Veleshtarëve.
Sa i përket takimit në Mars të vitit 2011,unë ua kam bërë me dije se ai takim nuk ishte zyrtar,por thjesht privat,pasi unë isha në vizitë familjare,dhe nuk isha i thirrur nga gurbetcarët, e as në kuadër të Bashkësis Lokale të Veleshtës,sa për dijeni bashkëpunimi jonë mbas atij takimi në vitin 2011 dhe 2012 ka qenë i shkëlqyer dhe nuk ka munguar pagesa vullnetare e antarsisënë Velesht,dhe për këtë posedojmë dokumentet se kush dhe sa ka paguar.

Sa i përket kycjes time përsëri në Bashkësin Lokale të Veleshtës nuk ka qenë dëshira ime,por kërkesë e një grupi të qytetarëve të Veleshtës,duke e parë kontributin tim në të kaluarën, mu lutën që të jem pjesë e këtij këshilli.
Por pasi ju e shihni të arsyeshme që unë të mos jem në këtë përbërje,un jua di për nderin më të madh dhe e respektoj mendimin tuaj,sepse më keni liruar nga një përgjegjsi të madhe.
Për në fund me respektin më të madh që kam për gurbetcarët,ju falenderoj përzemërsisht duke ju uruar që të keni shëndet dhe jetë të lumtur me familjet tuaja.

Me respekt
Abdulkadri Sheji

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments