Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionA thua vallë Dea, bija e Ziadinit fal?

A thua vallë Dea, bija e Ziadinit fal?

A thua vallë, Dea fal?!

”Sot më vranë për të dytën herë” – tha Ziadin Sela, pasi u falën ngjarjet e natës korpë të 27 prillit.

A thua vallë Dea, bija e Ziadinit fal?

Si të mund ajo të fal? Atë nuk e pyeti kush kur i gjakosën babanë në dysheme, atë nuk e pyeti kush si ndjehej kur babai i saj luftonte jetën, atë nuk e kuptonte kush se 27 prilli mund të ishte nata e fundit që ajo të thërras fjalën e artë ”baba”, atë nuk e pyeti kush nëse kishte dhimbje në sy nga lotët e pikëllimit!

Por ajo e di që babai i saj, Ziadin Sela, ka shpirt të madhërishëm. Babai i saj tokës shqiptare i dha jetë me shpirtin e tij, i dha shpresë me gjakun e tij, i dha fuqi me plagët e tij, i dha kurajo me dhimbjen e tij, i foli shqip paqes me një fjalë: ”Ruani qetësinë, vazhdojmë përpara”!

Sami Frashëri ka thënë ” Dashuria për atdheun është topi që shkatërron edhe kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë”! E tillë është edhe atdhedashuria e Ziadin Selës dhe vajzës së tij, sepse Dea është një lule e ardhmërisë dhe nuk do të merret me gjembat e shumtë. Dea do të ndjek rrugën e atdhedashurisë por ajo nuk do të harroj, ajo nuk do të fal dhe ka plotësisht të drejtë!

S.I

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!