Monday, March 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniA po përgatitet terreni për hyrjen e PDSH-së në Qeveri?

A po përgatitet terreni për hyrjen e PDSH-së në Qeveri?

PDSH me dy deputetët e saj mund jetë pjesë e koalicionit me LSDM dhe BDI. Lajmi nuk përjashtohet as nga partia e Zoran Zaevit. Vetë Zaev tha mbrëmë se dera është e hapur për çdo parti, transmeton Express.
Por nga PDSh deri tani heshtje totale dhe nuk jepet asnjë sinjal apo fjalë se cili do të jetë fati i saj. Derisa në anën tjetër, BDI ka qenë më e zëshme që kjo parti të jetë në koalicion në vendin e ASH-së.

“Jemi të interesuar që edhe PDSH të marrë pjesë në qeveri, por kjo nuk varet vetëm nga dëshira jonë. Duhet të ketë pëlqim edhe nga partneri i koalicionit. Nëse ekziston pajtueshmëri, ne jemi të gatshëm të japim një resor për kuadër të PDSH-së”, ka deklaruar një funksionar i lartë në BDI për Dojçe Vele në gjuhën maqedonase.

Por nga ana tjetër, Zaev kishte theksuar se nuk ka bisedime me PDSH-në.

“Deri në këtë moment nuk jemi në bisedime me PDSH që ajo të hyjë në Qeveri. Përbërja e Qeverisë ngelet ashtu si ka qenë”, kështu ishte përgjigjur kryeministri Zoran Zaev, në pyetjen nëse Partia Demokratike Shqiptare do të jetë pjesë e përbërjes qeveritare.

Informacionet e portaleve të ndryshme kanë shkruar se partisë së Menduh Thaçit do ti takoj ministria e ekonomisë ose tani posti i zvkreyministrit dhe një ministër pa resor, por edhe zvministrat dhe gjitha drejtoritë që ka ASH.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments