Saturday, October 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniA mund ta shikojë në fytyrë Zaevi Zijadin Selën

A mund ta shikojë në fytyrë Zaevi Zijadin Selën

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në emisinin “Rruga drejt” në Alsat-m duke folur për mosudhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë nga partia Aleanca për Shqiptarët dhe daljes e saj nga Qeveria e Maqedonisë, ka thënë se edhe më tej mund ta shikojë në fytyrë liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
“Unë mund ta shoh Ziadin Selën në fytyrë edhe pas kësaj. Unë jam shprehur edhe më herët se ne do vazhdojmë të bashkëpunojmë në të ardhmen. Na presin reforma dhe ligje të shumta për të cilat do të kemi nevojë që të bashkëpunojmë me ASH-në”, tha Zaev.

Zaev edhe njëherë ka folur për atë se pse Ministria e Shëndetësisë nuk i takoi ASH-së duke thënë se ajo nuk u kërkua nga BDI-ja, por se Vesel Memedi është ndarë nga koalicioni i Aleancës për Shqiptarët.

“Absolutisht jo unë gjithmonë flas hapur dhe në mënyrë transparente për të gjitha veprimet përfshirë këtu edhe si është formuar koalicioni. Kjo nuk ndodhi para një dekade, por para 6 muajve që në mënyrë transparente definuam se shëndetësia shkon te partia që ka dy deputetë sepse që atëherë zotëri Vesel Memedi ishte i ndarë nga ata dhe ne negociononim në mënyrë paralele”, tha Zaev.

Zaev komentoi edhe ansamblin shtetëror shqiptar që u paralajmërua se do të formohet në Maqedoni, dhe për të njëjtin premtoi se i njëjti “do të formohet nga njerëz profesionist dhe që janë të dëshmuar në profesionin e tyre”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments