Friday, May 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniA janë takuar Ahmeti dhe Zaev për “FSHESËN” në qeveri! Përgjigjet Bujar...

A janë takuar Ahmeti dhe Zaev për “FSHESËN” në qeveri! Përgjigjet Bujar Osmani!

Zëvendës kryeministri Bujar Osmani deklaroi sot se ende nuk është realizuar takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për rikonstruimin e qeverisë. Takimi i planifikuar nuk është realizuar për shkak të pushimit të kryeministrit Zaev, shkruan Gazeta Lajm.

“Ju e dini që kryeministri nuk ka qenë këtu disa ditë. Presim kthimin e kryeministrit dhe ditët e para pas kthimit të tij do të realizohet takimi”, deklaroi Osmani.

Ai mori pjesë në simulimin e negociatave me Komisionin Evropian që sot u mbajt në Universitetin Nënë Tereza në Shkup.
I pyetur se a do të jep personalisht dorëheqje nëse nuk fillojnë negociatat me BE-në, Osmani tha se kjo çështje është shumë më e madhe se sa fati individual i ndonjë personi, e madje edhe tërë qeverisë.

Ai premtoi se do të lëvizë çdo gur e guralec, për të bindur vendet e BE-së që kanë dilema, para së gjithash Francën dhe Holandën.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments