Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniA do të ngel jashtë qeverisë Aleanca për Shqiptarët?!

A do të ngel jashtë qeverisë Aleanca për Shqiptarët?!

Edhe ministri pa resor Samka Ibraimovski ka lëshuar postin e tij dhe në të ardhmen do të jetë deputet në kuvend.
Deri më tani, vende të zbrazura në kabinetin e Zoran Zaevit janë edhe posti i ministrit të shëndetësisë, zv.ministri për arsim si dhe një post tjetër ministri pa resor, që mbante Ramiz Merko.

Sipas informacioneve, përveç plotësimit të vendeve vakante priten edhe kombinime tjera të posteve ministrore pasi Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës pritet të ngelë jashtë qeverisë, shkruan agjencia shtetërore e lajmeve, MIA. Tani është e ditur se ministrinë e shëndetësisë do ta mbajë LSDM, njejtë si dhe atë të drejtësisë që deri më tani mbante BDI.

Ndryshe, përveç veprimeve në vazhdimësi si opozitë e partisë së Selës, shkak më tepër është edhe ‘lufta’ e hapur që kjo parti po zhvillin ndaj partnerit të saj BDI. Ndërkohë, kryeministri Zaev deklaroi se ministrinë e shëndetësisë fillimisht e kishte fituar ASH për shkak të përzgjedhjes kadrovike, emrit të Arben Taravarit.

Edhepse u paralajmëruan disa afate për plotësim dhe rikonfigurim të qeverisë, përfundimisht pritet që gjatë javës së ardhshme të zgjidhet edhe çështja e përbërjes së kabinetit qeveritar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments