Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniA do të jetë Arben Labenishti kundërkandidat i Bilall Kasamit për kreun...

A do të jetë Arben Labenishti kundërkandidat i Bilall Kasamit për kreun e Lëvizjes Besa?

Grupi i cili nuk duan që Bilall Kasami të jetë kryetar i Lëvizjes Besa tashmë kanë dalë me kandidatin e tyre për kryetar partie i cili sipas informacioneve pritet të jetë Arben Labenishti nga Struga.
Pasi që ende në gjykatën themelore Shkupi 2 nuk është depozituar dokumentacioni për të shkarkuar Bilall Kasami si duket grupi i Nexhbedin Karemanit janë dorzuar duke kuptuar se e kanë të humbur betejën juridike prandaj dhe sipas gjitha gjasave do pranojnë të shkojnë në kongres për të sfiduar Bilall Kasamin. Kundërkandidati më i përfolur i Bilall Kasamit në kongresin e parë pritet të jetë Arben Labenishti, i cili deri tash ka mbajtur postin e nënkryetarit të partisë, shkruan www.topalnews.com.
Si duket grupi që kundërshton Bilall Kasamin ka pranuar dorën e zgjatur të këtij të fundit i cili bëri apel që të rikthehen në parti dhe të zhvillojnë betejën demokratike brenda institucioneve partiake duke respektuar Statutin e partisë.

Përndryshe Arben Labenishti ka qenë deputet i BDI-së si dhe zëvendës ministër i mbrojtjes gjatë qeverisjes VMRO-BDI kur kryeministër ka qenë Nikolla Gruevski.www.topalnews.com

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments