Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniA do të diskutohet në takimin Haradinaj-Zaev edhe për Grupin e Kumanovës?

A do të diskutohet në takimin Haradinaj-Zaev edhe për Grupin e Kumanovës?

Dënimi i grupit Kumanova në Maqedoni, kishte nxitur reagime të shumta edhe në Kosovë, ku nuk munguan as protestat.
Në njërën nga tubimet familjarëve të të dënuarve në rastin e Kumanovës, iu premtua ndihmë edhe nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Madje ky i fundit kishte paralajmëruar se për këtë gjë do të diskutonte edhe me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev.

E kur dihet se nesër kryeministri maqedonas do të jetë në Kosovë, atëherë duket se temë e pashmangshme diskutimi do të jetë edhe “Grupi Kumanova”

Drejtori i zyrës për Informim në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi ka thënë për lajmi.net se diskutime do të ketë për të gjitha çështjet që i preokupojnë dy shtetet.

“Nesër nuk e di a do të diskutohet, por besoj se diskutim do të ketë gjithsesi për të gjitha temat që i preokupojnë dy shtetet”, deklaroi Matoshi.

Ai tutje ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Haradinaj, kërkojnë një rihetim ndërkombëtar për këtë rast.

“Duhet theksuar se qëndrimi i kryeministrit Haradinaj është i qartë sa i përket dënimit të këtij grupi. Kosova dhe qeveria kërkon një rihetim ndërkombëtar, rigjykim të moniturar ndërkombëtarisht të gjithë ngjarjes. Poashtu me këtë ide është bashkuar edhe vet kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi”, deklaroi Halil Matoshi.

Qeveria e Kosovës kohë më parë kishte ndarë 219 mijë euro për familjarët e të dënuarve në rastin Kumanova.

Me rastin e 28 nëntorit në Prishtinë u protestua pikërisht për këtë çështje, ku qytetarët kërkuan angazhim më të madh nga qeveritë në Tiranë dhe Prishtinë.

Ndryshe, Gjykata Penale në Maqedoni kishte dënuar të dyshuarit për pjesëmarrje në grupin e Kumanovës me 764 vite burg. Shtatë nga të cilët u dënuan me burgim të përjetshëm. /Lajmi.net/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments