Një grua 56-vjeçare nga qyteti i Durrësit, dyshohet se është shqiptarja e parë që ka humbur jetën në Itali si pasojë e koronavirusit.
Lajmi është konfirmuar nga Vizion Plus pas kontaktit me familjarët e viktimës.
Bëhet fjalë për një grua e cila kishte qëndruar për gati një muaj në Itali tek vajzat e saj.
Gruaja vuante nga diabeti dhe është infektuar me koronavirusi nëpërmjet dhëndrrit të saj.
56-vjecarja është sjell në Durrës dhe është varrosur pa ceremoni mortore.