Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTre personat e sëmurë nga koronavirusi në gjendje stabile shëndetësore

Tre personat e sëmurë nga koronavirusi në gjendje stabile shëndetësore

Ministria e shëndetësisë kumtoi se gjendja shëndetësore e dy bashkëshortëve nga koronavirusi të cilët janë hospitalizuar në Klinikën infektive dhe gjendje febrile, është stabile.

Nga Ministria theksojnë se edhe pacientja e parë e sëmurë është në gjendje stabile shëndetësore, testi i fundit i të cilës ishte negativ, por gjatë ditës së nesërme do të bëhet edhe një test që të konstatohet rezultati, përkatësisht të konfirmohet nëse ajo tashmë nuk është e infektuar.

Më 10 mars, siç ceket, skadon periudha e izolimit e të gjithë bashkëudhëtarëve të cilët më 16 shkurt arritën me pacienten e parë të sëmurë.

Kjo praktikisht është dita e 14-të në të cilën do të bëhet evaluimi bazik nga ana e epidemiologëve, ndërsa pas çka do të ndërpritet apo do të vazhdohet izolimi, në mënyrë adekuate për secilin rast ndaras. Gjatë ditës së djeshme, Inspektorati shëndetësor sanitar shtetëror i ndau vendimet për të gjithë udhëtarët dhe kontaktet e tyre të afërta të cilët më 27 shkurt arritën në vend, që nënkuptojnë mbikëqyrje shëndetësore dhe kontroll të izolimit shtëpiak në bashkëpunim me policinë, ndërsa për mosveprim sipas vendimit, pasojnë sanksione juridike, informojnë nga Ministria.

Në pajtim me gjendjen e re dhe masat të cilat i ndërmori Qeveria italiane gjatë ditës së nesërme pas takimit me Komisionin për sëmundje infektive dhe komitetit formal për ndjekje dhe informim për gjendjet me koronavirusin, ndërkaq në konsultim me të gjitha institucionet relevante, nga Ministria potencojnë se do të informojnë për masa të reja eventuale për preventivë dhe mbrojtje nga përhapja e mëtutjeshme e virusit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!