Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni"Korona Virusi", 34 persona në izolim shtëpiak-dy të infektuarit në gjendje stabile

“Korona Virusi”, 34 persona në izolim shtëpiak-dy të infektuarit në gjendje stabile

Dy personat e prekur nga virusi korona janë vendosur në karantinë në Klinikën Infektive në Shkup. Gjendja e tyre është stabile ndërsa autoritetet njoftojnë se kanë formë të lehtë klinike të sëmundjes. Dhjetë persona tjerë – familjarë të të prekurve të cilët kanë pasur kontakt me çiftin janë vënë në izolim shtëpiak ndërsa izolim iu është shqiptuar edhe 24 personave tjerë të cilët kanë qenë në të njëjtin autobusë me të prekurit. Të gjithë janë identifikuar, ndërsa një pjesë e tyre janë anketuar deri më tash, derisa tek disa të tjerë ende vazhdon anketimi nga ana e epidemiologëve. Njëri nga udhëtarët është shtetas i Shqipërisë, për të cilin është njoftuar ministria e atjeshme e Shëndetësisë. Ndërsa shoferi i autobusit, pas arritjes në Maqedoni nga një shëtitje tjetër në Italia, sot i është nënshtruar testimit nga ana e mjekëve. Udhëtarët kanë qenë nga Shkupi, Tetova, Dibra, Veseli dhe Ohri.

Shoferi i autobusit, gjatë ditëve të shkuara ka ikur përsëri për “tour” në Itali. Dje na thanë se sot pritet të arrijë në vend. Ai arriti në kufirin Tabanoc. Autobusi do të vendoset anash, udhëtarët do vendosen në një hapësirë të veçantë të Drejtorisë së Doganave ndërsa shoferi do të kontrollohet, do të testohet dhe ajo çfarë do ndërmerret më tutje do të varet nga rezultatet e analizave të shoferit – deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë thotë se ka kapacitete të mjaftueshme për izolimin apo vendosjen në karantinë të pacientëve të tjerë, në rast se ka raste të reja të dyshuara.

Është i gatshëm edhe objekti për izolim në Demir Kapi. Ai është objekt, si kapacitet plotësues i reparteve infektive në Veles, Shtip dhe Gostivar. Ai objekt është i ri i ndërtuar nga ministria për Punë Sociale dhe është veçmas i vendosur. Nëse do ketë nevojë për izolim shtesë të personave tjerë -u shpreh Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë virusi sa vjen e përhapet dhe është prezent nëpër shtete të ndryshme të botës. Në Itali shënon rritje bilanci i viktimave me 197 të vdekur dhe mbi 4600 të tjerë të infektuar. Vetëm Kina, Koreja e Jugut dhe Irani, kanë raportuar më shumë raste të virusit korona se Italia. Organizata botërore e shëndetësisë thotë se mbi 100 mijë njerëz në të gjithë botën janë prekur nga virusi korona. Më shumë se 3 mijë janë viktimat, pjesa më e madhe në Kinë. Drejtori i përgjithshëm i OBSH e ka quajtur përhapjen e virusit thellësisht shqetësuese dhe i ka kërkuar të gjitha vendeve që ta bëjnë vënien nën kontroll të tij prioritetin më të madh.

Vjollca Aliti

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!