Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDy rastet e reja të infektuar me koronavirus janë nga komuna e...

Dy rastet e reja të infektuar me koronavirus janë nga komuna e Qendrës Zhupë

Bashkëshortët te të cilët është konstatuar korovairus janë nga komuna e Qendrës Zhupë, komuna fqinje e Dibrës, të cilët kanë qenë për vizitë te familjarët në Itali, konfirmuan nga Spitali i komunës në Dibër

“Në spitalin tonë u paraqitën të enjten, për shkak simptomave menjëherë janë izoluar, ndërsa të premten u është marrë strisho, pas të cilave analizat treguan prezencën e koronavirusit. Mbrëmë me automjet të posaçëm janë transportuar në Shkup, Në të gjitha hapësirat ku ata kanë qarkulluar është bërë dezinfektim. Tani për tani nuk ka raste të reja”, thotë drejtori i spitalit Baki Halili.

Shton se në institucion respektohet rreptësisht të gjitha rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Paraprakisht ka pasur edhe një rast të dyshimte, një infermiere, e cila është kthyer nga vizita në Itali, por analizat janë negative.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments