Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve, letërnjoftimet e të cilëve tashmë janë shtypur, të shkojnë në njësitë rajonale të Ministrisë, atje ku kanë aplikuar për dhënie të këtyre dokumenteve, dhe t’i marrin ato.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se në këtë moment mbi 35 mijë letërnjoftime, që gjatë periudhës së kaluar janë përpunuar, nuk janë marrë nga ana e qytetarëve.