Kreu i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev ka deklaruar sot në një konferencë për media se pret që koalicioni LSDM-BESA të merë më shumë se 61 deputetë. Ai ka thënë se pret që sukses më së shumti koalicioni të ketë në njësinë e gjashtë zgjedhore, në të cilën tashmë dihet që bartës do të jetë Bilall Kasami, raporton TV21.
“Ky është qëllimi dhe ambicia jonë, por populli do të na tregojë cilat do të jenë në fund rezultatet. Me 61 deputetë formohet qeveri, por na duhet formacion stabil sepse në periudhën që vjen kemi punë në shtëpi, EU-ja dhe NATO kaluan, u bënë. Problemet me Bullgarinë dhe Greqinë u zgjodhën. Tash jemi të bashkuar brenda. Duhet të punojmë që brenda të kemi rregulla, ligje, kritere”, tha Zaev.
Ai nuk konkretizoi se me cilën parti shqiptare, do të shkojë në koalicion pas zgjedhjeve.