Jetuan një jetë bashkë, e vendosën të ikin nga kjo botë bashkë.
Kjo është historia e Romeo e Zhulietës, por jo e një cifti të ri, por të moshuar dhe të dashuruar deri në fund si ditën e parë.
Mediat e huaja raportojnë se çifti i moshuar me 50 vite martesë, vendosi të japë fund jetës duke u vetëvrarë, në mënyrë që të mos ndaheshin nga njëri tjetri.
Geoffrey, 89 vjeç dhe Ida Platt, 90 vjeç, planifikuan vetëvrasjen e tyre dhe bashkërisht morën vendim që të vdisnin duke marrë një dozë të tepërt të pilulave në maj të vitit të kaluar.
Por Godffrey i mbijetoi helmimit pasi u gjet nga komshinjtë, por vetëm 3 muaj me vonë u gjet i varur në shtëpinë e tij në Sëinton, Mançester i Madh.