Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriKjo deputete shqiptare mban çantën 5600 dollarë (FOTO)

Kjo deputete shqiptare mban çantën 5600 dollarë (FOTO)

Ajo është e apasionuar pas veshjeve, por pas atyre të luksit. Bëhet fjalë për deputeten e Partisë Socialiste në Dibër, Reme Lalën, e cila njihet për shpenzimet e saj marramendëse për veshjet.

Gjithmonë në Kuvend shkon me veshje të shtrenjta dhe këtë herë ka zgjedhur që të blejë një çantë, të markës ‘Chanel’, e cila kushton jo pak por 5600 Dollarë. Sipas fotove të publikuara nga Panorama, Lala duket shumë e qetë me çantën e saj të re, që kushton sa 5 rroga mujore të saj. Por edhe pse është e gjitha në luks, ka harruar që të pastrojë kasën e telefonit, ku shihet që nga larg se është pis. Por kjo gjë nuk e pengoi Remen që të parakalonte para Kuvendit e të shkonte të ndiqte seancën plenare. Reme Lala njihet si një nga deputetet më të pasura në Kuvendin e Shqipërisë, dhe gjithmonë e ka treguar pasurinë e saj me shpenzimet e luksit që bën. /panorama

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments