Personat që shikoni në fotografi janë çifti që shokoi Genovën ditën e djeshme.
Eduart Zyberit, 53 vjec që masakroi gruan e tij Lauretën me thikë e pastaj goditi edhe veten në Itali.
Por çfarë thonë kolegët për autorin e krimit të rëndë?
“E pabesueshme, ai ishte një njeri i mirë, shumë punëtor, gjithnjë i qeshur, me batutë, njeri më të cilin kishe qejf të bisedoje dhe të rrije”- thotë një nga kolegët e punës së shqiptarit, që tashmë është në arrest për vrasje, ndërkohë që ndodhet në spital, me plagë thike në pjesën e barkut.
Mediat lokale shkruajnë se kolegët nuk e besojnë dot që një person i tillë si Eduarti të mund të kryente një masakër të tillë, duke lënë të vdekur nënën e dy fëmijëve. /albeu.com/