UJI NË STRUGË I NDOTUR DHE JO I PIJSHË
KUSH GARANTON SIGURINË E UJIT QË PO KONSUMOJNË QYTETARËT?
Pas shqetësimeve të ngritura nga disa qytetarë të Strugës, të cilët raportojnë se uji i pijshëm ka marrë ngjyrë të pazakontë, kërkojmë reagim urgjent dhe të përgjegjshëm nga institucionet kompetente.
BDI – Dega Strugë nuk dëshiron të spekulojë dhe as të krijojë panik te qytetarët. Megjithatë, kur bëhet fjalë për shëndetin publik, asnjë shqetësim nuk duhet të neglizhohet.
Jemi të bindur se shqetësimet që lidhen me shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve nuk njohin orar dhe kërkojnë veprim të menjëhershëm institucional.
Kërkojmë nga Instituti i Shëndetit Publik që të marrë mostra të ujit dhe të kryejë analizat e nevojshme menjëherë, pa pritur ditën e hënë! Qytetarët meritojnë të informohen në kohë dhe me transparencë për cilësinë dhe sigurinë e ujit që konsumojnë.
Njëkohësisht, shprehim shqetësimin për mungesën e një zgjidhjeje të qëndrueshme nga ana e Komunës së Strugës. Problemet me furnizimin me ujë kërkojnë masa konkrete, jo heshtje institucionale dhe zvarritje të vazhdueshme.
Mos të lejojmë që nesër të jetë vonë!
Kërkojmë që institucionet të veprojnë sa me shpejt, sepse parandalimi është përgjegjësi, ndërsa neglizhenca mund të ketë pasoja.
NP Ujësjellësit dhe Kanalizimeve Strugë /ЈП Водовод и Канализација Струга Jeta, shëndeti dhe siguria e qytetarëve duhet të jenë mbi çdo interes tjetër!
BDI-STRUGË














