Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniRritet në 29 numri i të vdekurve pas tërmetit në Turqi

Rritet në 29 numri i të vdekurve pas tërmetit në Turqi

Një tërmet me një magnitudë 6.8 goditi provincën lindore Elazığ të Turqisë të premten në mbrëmje, duke vrarë të paktën 29 njerëz dhe duke lënë 1.234 të tjerë të plagosur, sipas informacionit të fundit të dhënë nga autoritetet turke.

Autoritetet turke në Stamboll më vonë rishikuan madhësinë e tërmetit dhe ajo ishte 6.6. Thellësia e dridhjes ishte e regjistruar në 5 kilometra me epiqendër në rrethin Sivrice të Elazığ-it, transmeton Telegrafi.

Ky rajon është goditur nga 401 tërmete, 14 prej të cilëve kishin një magnitudë 4 ose më të larta, tha Autoriteti i Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Rreth 18 njerëz u vranë në Elazığ dhe 4 të tjerë u vranë në provincën fqinje Malatya, tha Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu në një konferencë për shtyp.

Tërmeti u ndje në provincat përreth, Dijarbakir dhe Gaziantep në juglindje të Turqisë dhe provincën jugore të Adana, si dhe fqinjët lindorë dhe jugorë të Turqisë, Irani, Siria dhe Libani.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë tha Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, duke shtuar se numri i të vdekurve mund të rritet.

Ministri i Brendshëm Sulejman Soylu e përshkroi tërmetin si një tërmet i ” Niveli 3 ” sipas planit të reagimit të urgjencës së vendit, që do të thotë se kërkoi një reagim kombëtar, por nuk kërkonte ndihmë ndërkombëtare.

Turqia është e vendosur në linja aktive të tërmeteve. Një tërmet me magnitudë 7.4 vrau më shumë se 17,000 njerëz në Turqinë veriperëndimore në vitin 1999. /Telegrafi/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!