Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGodet Fejzi Hajdari: Sa shpejt reagojnë zyrtarët Kosovës dhe Shqipërisë në Shkup...

Godet Fejzi Hajdari: Sa shpejt reagojnë zyrtarët Kosovës dhe Shqipërisë në Shkup kur rrezikohet BDI-ja. Ku ishin kur u rrezikuan shqiptarët?

Botuesi i gazetës Lajm, Fejzi Hajdari nëpërmjet një statusi në profilin e tij në fejsbuk ka reaguar ndaj diplomatëve të Kosovës dhe Shqipërisë në Shkup, në lidhje me reagimin e tyre pas deklaratës së Taravarit, ku theksonte se faktorë politik në Kosovë dhe Shqipëri janë të interesuar për një bashkëveprim të spektrit politik shqiptare në Maqedoni për ta sfiduar BDI-në.

Ja se çfar ka shkruar Fejzi Hajdari:

Sa shpejt reagojnë ambasadat e Kosovës dhe Shqipërisë në Shkup, kur ka indikacione se me ndonjë deklaratë rrezikohet interesi i BDI-së. Sikur të kishin reaguar në këtë mënyrë kur rrezikohej interesi i shqiptarëve në Maqedoni, nuk do ndodhte asnjëherë rasti Sopoti, Brodeci, vrasja e Harun Aliut me shokë, sulmet ndaj Shtëpisë së Alfabetit në Manastir… Nuk do të ndodhte Enciklopedia famëkeqe e Akademisë Maqedonase, nuk do ndodhte “Shkupi 2014”, “Gjorçe Petrovi”, “Monstra”, “Lagja e Trimave” eth. Kur ndodhnin këto raste, Ambasada e Shqipërisë flinte gjum, e madje edhe publikisht përkrahte partinë ideatore të rasteve të montuara.

P.S. Po më habitë sinqerisht heshtja dhe impotenca e partive opozitare pa dallim,të paktë atyre që janë antiBDI.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!