Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBDI në programin e saj planifikon që në Maqedoni ditën e premte...

BDI në programin e saj planifikon që në Maqedoni ditën e premte të ketë 4 orë pune

Çdo të premte në punë deri në ora 13:00. Bashkimi Demokratik për Integrim me propozim që ditëve të premte të punohet me orar të shkurtuar.

Qëllimi është qytetarët të kenë më tepër kohë ti përkushtohen familjes, ndërsa në atë mënyrë të rritet edhe produktiviteti i tyre në vendet e punës. Ky propozim do të jetë pjesë e programit zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Propozimi tani për tani është vetëm ide. Mbetet e pasigurtë nëse i njejti do të përkrahet edhe nga subjektet tjera politike. Kjo nuk është hera e parë në vendin tonë të diskutohet në këtë temë dhe të jepen propozime të këtilla, por deri më tani për asnjë nga propozimet nuk është hapur debat më i gjërë publik.

Në botë tashmë ekzistojnë kompani në të cilat punohet me orar të shkurtuar, kurse Finlanda është shteti i parë me propozim që të punohet vetëm 4 ditë në javë edhe atë me orar të shkurtuar pune.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments