Një vajzë e vogël 7-vjeçare ka humbur jetën mes flakëve në banesën ku jetonte.
Ngjarja ka ndodhur në Servigliano të Italisë, një ditë më parë, ku zjarri përfshiu papritur banesën e familjes me origjinë nga Kosova.
Nëna e ndjeu fillimisht zjarrin nga era që po vinte dhe doli me shpejtësi jashtë me vajzën e madhe. Ajo u kthye përsëri për të marrë 7-vjeçaren, por nuk arriti dot.
Ndërhyrja e zjarrëfikëses qe e shpejtë, por as ata nuk mundën dot të shpëtonin vogëlushen.
Mediat italiane raportojnë se mamaja dhe vajza më e madhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.