Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTalat Xhaferi: Protokolli i NATO-s do të ratifikohet deri më 12 shkurt

Talat Xhaferi: Protokolli i NATO-s do të ratifikohet deri më 12 shkurt

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi thotë se deri më 12 shkurt do të ratifikohet Protokolli për anëtarësim në NATO. Ai në deklaratë për televizionin Telma thotë se pas formimit të Qeverisë së Spanjës, tani te ne procedura është shumë më e lehtë dhe më e qartë.

“Në këtë moment nuk ka nevojë të shpejtohet me ratifikim të parakohshëm. Propozimi qeveritar është në procedurë kuvendore dhe nuk ka indikacione se është e domosdoshme që para kohe të veprohet”, deklaroi Xhaferi për televizionin Telma.

Sipas tij, të gjitha partitë parlamentare janë të gatshme të japin dritë të gjelbër.

Parlamenti i Spanjës mbrëmë i dha përkrahje liderit të socialistëve Pedro Sançez për formimin e qeverisë së koalicionit, me çka i jepet fund krizës pothuaj njëvjeçare në ekonominë e katërt sipas madhësisë në eurozonë.

Formimi i Qeverisë spanjolle do ta hapë rrugën për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO, me çka shteti i ynë do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!