Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderJa mënyrat për t’i shpëtuar frikës nga udhëtimi me avion

Ja mënyrat për t’i shpëtuar frikës nga udhëtimi me avion

Nëse jeni nga ata persona që e dinë mirë sesa e frikshme është të udhëtosh me avion dije se ka një zgjidhje.

Ja 10 rregulla për të shpëtuar nga frika:

1. Mos lejoni të frikësoheni nga turbullirat – Edhe pse turbullirat janë të bezdisshme, është e rëndësishme të dini që nuk janë të rrezikshme. Janë një gjë normale e fluturimit.

2. Kontrolloni frymën. Kur ndiheni nervozë është e rëndësishme të mësoni të kontrolloni frymën. Ideale është të mbash frymën, pastaj të fillosh të thithësh dhe të nxjerrësh frymë shumë thellë.

3. Të kontraktosh muskujt – Për të limituar më tej ankthin këshillohet të kombinoni frymëmarrjen e thellë me kontraktimet muskulore. Në këtë mënyrë bojkotohen sinjalet nervoze që duke përshkuar provokojnë stres.

4. Të qetësohesh – Piloti dhe ekuipazhi duan të fluturojnë, për ta është një ambjent i sigurtë dhe normal për të qëndruar. Edhe pse konsiderohet që pilotët janë të mbrojtur dhe të mësuar dhe duke qëndruar në ajër është më e lehtë të qetësohesh.

5. Të njohësh të gjithë mundësitë e një aeroplani – Duhet ditur që krahët lejojnë aeroplanin të fluturojë, jo motorët. Çfarëdo lloj aeroplani biznesi kur fluturon mbi 9 kilometra nga toka, është në gjendje të mbajë edhe për 160 kilometra kur gjithë motorët janë jashtë përdorimit.

6. Të ndash udhëtimet e gjata në seksionet gjysmë ore – Të ndash udhëtime të gjatë në seksionet gjysmë ore, duke planifikuar gjëra për të bërë, si për shembull të shohësh një film, të lexosh një libër dhe të hash dicka, të ndihmon të shpërqëndrohesh.

7. T’u besosh pilotëve – Mbani në mendje që pilotët janë të nënshtruar nga procedurat e përzgjedhjeve shumë të ngurta dhe janë profesionistët më të kontrolluar dhe të formuar të tokës. Çdo gjashtë muaj janë subjekt i testeve të stimulimit.

8. T’u besosh kontrolleve ajrore – Duhet ditur që aeroplanët e biznesit janë të nënshtruar nga revizionet dhe kontrolle para çdo fluturimi nga pilotët përpos inxhinierëve. Mirëmbajtjet rutinë kryhen rregullisht në intervale precize nga inxhinierë të autorizuar.

9. T’u besosh kontrollorëve të trafikut – Kujtoni që kontrollorët e trafikut ajror janë profesionistë të formuar dhe të autorizuar që veprojnë nën norma shumë të ndryshme dhe precize.

10. Mendoni veten tuaj në një ambjent të rehatshëm ose duke zbritur nga avioni dhe të përqafosh një të dashurin tuaj me një klimë përgjithësisht të nxehtë ose të marrësh pjesë me sukses në një mbledhje biznesi. /albeu.com/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!