Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFshesë në MPB-në e Maqedonisë, ministri teknik do të ndërrojë kryeshefat e...

Fshesë në MPB-në e Maqedonisë, ministri teknik do të ndërrojë kryeshefat e policisë

Ministri i brendshëm i Qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut, Naqe Çulev ka të drejtë të ndërrojë 15 kryeshefa policie, të njësiteve dhe në sektorë të tjerë.

Sipas paralajmërimeve, ministri emëruar nga VMRO-DPMNE në Qeverinë teknike pritet që këtyre ditëve të publikojë emrat e kryeshefave të rinj të sektorëve të punëve të brendshme në Shkup, Veles, Manastir, Strumicë, Shtip dhe Ohër. Ai pritet të emërojë kryeshefa edhe në kontrollin e brendshëm, njësitë speciale, si dhe njësitin “Tigrat”.

Sipas Marrëveshjes së Përzhinës, kryeshefat e deritanishëm do të ushtrojnë detyrën e zv/kryeshefave, ndërsa të gjitha vendimet do të jenë me nënshkrime të përbashkëta.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments