Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLSDM-ja nuk heq dorë nga vendosja e një njësie zgjedhore

LSDM-ja nuk heq dorë nga vendosja e një njësie zgjedhore

LSDM-ja nuk heq dorë nga premtimi për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe vendosjen e një njësi zgjedhore, theksoi kryeministri Zoran Zaev.

“As duam, as kemi të drejtë, as nuk duhet të heqim dorë. Jam i vetëdijshëm se me një numër kaq të madh të amendamenteve edhe të VMRO-DPMNE-së dhe të BDI-së, kjo tekstualisht duket misionin i pamundur. Po, kjo jep mundësi edhe për dialog, për bisedime edhe për gjithçka”, deklaroi Zaevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve mbase për këto zgjedhje të heq dorë nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor në pjesën në një njësi zgjedhore.

Ai shfaqi shpresë se në periudhën e ardhshme do të gjindet mënyrë për marrëveshje për ndryshimet, që të arrihet ligj në pajtim me atë që është më e rëndësishme për shtetin, e jo për partitë më të mëdha politike. Sipas tij, me modelin me një njësi zgjedhore fiton demokracia, bashkësitë më të vogla etnike dhe subjektet më të vogla politike dhe dhe shmanget mundësia për vendosjen e regjimit autoritar.

“Nëse e ndryshojmë modelin zgjedhor nga gjashtë njësi zgjedhore në një njësi zgjedhore ka kohë të mjaftueshme ai të implementohet. Do të shkojmë me diskutim deri në fund në Parlament dhe besoj që qytetarët tanë edhe më shumë do të dinë çfarë është vlera e një koncepti, që është avantazh për tjetrin”, porositi Zaevi.

Ai i mohoi informacionet se LSDM-ja bisedon me VMRO-DPMNE-në rreth ndryshimeve të Kodit Zgjedhor pa njohuri dhe prezencë të partive të tjera politike.

“Të gjitha diskutimet që ndodhin rreh modelit zgjedhor janë në nivel parlamentar, gjegjësisht ndodhin për propozimin për të dyja ligjet të cilat i japin vetë deputetët dhe të mos harrojmë, këtu kemi dy ndryshime. Njëri është ndryshimi në një njësi zgjedhore, tjetri është proces i balancuar ku burrat dhe gratë janë të përfaqësuar në mënyrë të barabartë, gjegjësisht të dyja gjinitë 50:50. LSDM-ja e mbështeti nismën e këtillë. Besoj se përmes debatit do t’i zgjidhim të gjitha ato punë”, shtoi Zaevi.

I pyetur që ta komentojë deklaratën e djeshme të liderit të opozitës Hristijan Mickoski se sipas anketave VMRO-DPMNE ka “të paktën 100 mijë vota përparësi para LSDM-së”, Zaevi u përgjigj se rezultatet e tilla me siguri janë sipas hulumtimit që i bëjnë anketuesit e tyre partiakë për nevojat e tyre.

“VMRO-DPMNE-ja humb në anketa dhe do të humbë. Jam i bindur, siç thashë, se midis 60 dhe 120 mijë vota do të jetë rezultati në dobi të LSDM-së dhe koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja”, theksoi Zaevi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit joformal me përfaqësues të pensionistëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!