Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMjegull në shumë drejtime rrugore të Maqedoninë së Veriut

Mjegull në shumë drejtime rrugore të Maqedoninë së Veriut

Dukshmëri e zvogëluar nga 50 deri në 100 metra për shkak të mjegullës sonte ka në drejtimin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit dhe në rrugët Manastir, Prilep, Ohër, Strugë dhe Resnjë.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Qafethanë-Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 15 nëntori është në fuqi obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=774454533070821&id=1538465143101544

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments