Një person i panjohur po ua paguan borxhet të varfërve në Tuzla të Turqisë por askush nuk po e di se kush është ky.
Burri misterioz u ka lënë këtyre familjeve zarfa me lekë poshtë derës në një kohë kur varfëria po fajësohet si shkaku kryesor i vetëvrasjeve që kanë “pushtuar” Turqinë aziatike së fundmi.
“Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregoja fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve” i tha agjensisë së lajmeve Demirören pronari i njërit prej dyqaneve.
Më tej ai tha se me vete ky njeri misterioz kishte edhe katër persona të tjerë që mbanin shuma të mëdha parash.
“Unë i pyeta ku jetonin. Ai u kthye përsëri pasi foli me ta dhe pagoi të gjitha borxhet. Kam mësuar gjithashtu se ai u ka dhënë para shtesë familjeve të varfëra” tha pronari i dyqanit.
Kur e pyeta për emrin e tij tregon Yılmaz ai mu përgjigj: “Thjesht më quaj Robin Hood”.