Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniE dhimbshme/ 24 vjeçari ndërron jetë si pasojë e zjarrit në një...

E dhimbshme/ 24 vjeçari ndërron jetë si pasojë e zjarrit në një banesë të Tetovës

Ndërron jete 24 vjeçari A.S. i cili gjate ditës se djeshme mori djegie ë rënda të trupit si pasoje e përhapjes së zjarrit në banesën e tij në Tetovë. Nga dje e deri në orët e sotme të mëngjesit, i riu ka qëndruar nën aparatet e frymëmarrjes në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe kujdes intensiv. Pavarësisht trajtimit, mjekët thonë se thellësia e djegieve ka qenë shumë e theksuar dhe kjo ka dëmtuar shume organet te tij.

Gjatë ditës së djeshme siç ka raportuar Alsat zjarri kaploi banesën në rrugën “Dimo Gavrovski” në Tetovë në të cilën ka jetuar i vetëm tanimë i ndjeri A.S. Si pasojë e zjarrit dymbëdhjetë persona të tjerë banorë të ndërtesës kanë pësuar lëndime më të lehta dhe janë trajtuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments