Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJa çfarë thonë nga SPB-ja e Ohrit për kapjen e 27 kilogram...

Ja çfarë thonë nga SPB-ja e Ohrit për kapjen e 27 kilogram marihuanë

Me datë 08.12.2019 sipas një plani të hartuar më herët Qendra Rajonale Perëndim , Seksioni për Kriminalitetin Ndërkufitar, shtetasit e huaj dhe Rriatdhetësim-Ohër, në afërsi të fshatit Kazhan para udhekruqit për fshatin Gjavateë, është ndaluar automjet i tipit Opel Vektra me targa RE-6182-AB ngjyre e zezë e drejtuar nga shtetasi M.V(43) dhe si bashkëudhetar T.M(36) të dy nga R.e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të automjetit në pjesën e pasme të automjetit janë gjetur dy canta pëlhure të zeza në të cilat ka pasur 27 kg marihuanë e përgatitur për ta transportuar në Greqi.
Pas dokumentimit te rastit nga ana e Qendrës Rajonale Perëndim , Seksioni për Kriminalitetin Ndërkufitar, shtetasit e huaj dhe Rriatdhetësim-Ohër deri te Prokuroria Publike Manastir do të ngrejë aktakuze penale kundër shtetasve të lartëpermendur për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim të paligjshëm dhe shitje të lendeve narkotike dhe substancave psikotrope”.
Zëdhenëse e Sektorit për Punë të Brendëshme Ohër
Merlina Islami

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments