Shërbimet e vaksinimit në rajonin e Ohrit dhe Strugës kanë dorëzuar lista të prindërve që nuk u përgjigjen thirrjeve për vaksinimin e fëmijëve të tyre kundër fruthit. Vitin e shkuar në Strugë u shpall epidemi e përgjithshme nga kjo sëmundje ndërsa këtë vit, shkalla e imunizimit në këtë qytet është thuajse 99% ndërsa në Ohër arrin në 98%.
Të gjithë ata prindër që nuk i kanë sjellë fëmijët për vaksinim, pas dy apo tre ftesave, atëherë në mënyrë të detyrueshme për ta lëshohet kallëzime. Fillimisht, njoftohet sanitari shtetëror dhe inspektorati shëndetësorë, i cili dorëzon kallëzime pranë gjykatës dhe ata prindër do të gjobiten. Kjo gjobë është minimale në raport me dëmin që mund t’ua shkaktojnë fëmijët tjerë- deklaroi Jovanka Strullakova Koroveshoska- epidemiologe.
Gjobat sillen prej 350 deri në 650 euro. Ndaj një familjes në Ohër tashmë është ngritur kallëzim kundërvajtës ndërsa në Strugë deri më tani nuk ka rast të tillë. Sipas Shërbimit të vaksinimit, nga 490 fëmijë në Strugë që në moshën nëntëmujore është dashur ta pranojnë këtë vaksinë, vetëm katër nuk e kanë bërë këtë, edhe atë për shkaqe të arsyeshme. Megjithatë, një pjesë e mjekëve nuk pajtohen fëmijët të mos shkojnë në shkollë sepse s’janë vaksinuar kundër fruthit.
Mendoj që duhet të shkojnë në shkollë dhe në çerdhe sepse ata nuk janë problem. Kur të gjithë janë të vaksinuar dhe kanë imunitet, çfarë rreziku mund të kenë ata? Vaksina ka ndikimin dhe vendin e vet, por në praktikë nuk mundemi t’ua mohojmë fëmijëve të drejtën e tyre. Mendoj që duhet të shkojnë me edukimin e fëmijëve lidhur me pranimin e vaksinave- tha Nikolla Filev- pediatër.
Për momentin, rreth 200 fëmijë në Maqedoni s’mund të regjistrohen në klasë të parë për shkak se nuk e kanë pranuar këtë vaksinë.