Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëThaçi e Kurti i reagojnë Vuçiqit për masakrën e Reçakut

Thaçi e Kurti i reagojnë Vuçiqit për masakrën e Reçakut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se paqja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm kur liderët serbë, do të flasin me turp, për trashëgimin e ish-udhëheqësit serb, Sllobodan Millosheviq.

Komentet e presidentit Thaçi vijnë pasi më 5 dhjetor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se sa i përket masakrës së Reçakut më 1999 “bëhet fjalë për një krim të trilluar dhe se gjithçka ishte trillim i një mashtruesi, siç është William Walker”.

“Kancelarja Merkel foli me dinjitet në Aushvic për turpin e autorëve të krimit në të kalurën. Liderët serbë flasin me krenari për gjenocidin. Ne do të arrijmë paqe për të ardhmen e gjeneratave në të gjithë Ballkanin, kur me turp dhe vetëm me turp shprehemi për trashëgimin që ka lënë Millosheviqi”, ka shkruar në Twitter presidenti Thaçi, duke përmendur një vizitë që kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë në kampin e përqendrimin në Aushvic, ku tha se ndihet thellësisht e turpëruar nga krimet gjermane.

Ndërkaq, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili njëherësh është pretendenti kryesor për postin e kryeministrit, tha se Serbia duhet të pranojë krimet që ka bërë.

“Ai ka refuzuar ta quajë Srebrenicën gjenocid dhe tani mohon masakrën e Reçakut. Ai do që të ketë një të ardhme paqësore pa pranuar krimet e së kaluarës. Por, gjenocidi, varrezat masive dhe masakrat janë e vërtete e Serbisë. Është koha që Vuçiqi të merret me to”, ka shkruar në Twitter Albin Kurti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments