Mes 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit u shuajtën dhe dy vëllezër nga Kosova. Isa dhe Shemsi Abazi humbën jetën nën rrënojat e Durrësit duke lënë jetimë 6 fëmijë, secili nga tre në dy familjet.
Në emisionin ‘shqiptarët për shqiptarët’ u pasqyrua dhe njëherë historia e trishtë e dy vëllezërve nga Kosova, teksa Elvis Naçi dha një lajm të mirë për jetimët e familjeve Abazi.
Elvis Naçi tha se ka nisur puna për ndërtimin e shtëpisë së familjes Abazi, me fondin e mbledhur nga shqiptarët në mbarë botën për të prekurit nga tërmeti.
Gjithashtu, Naçi deklaroi se iu është vendosur edhe një pension 1 mijë euro, 500 euro për fëmijët e njërit vëlla, dhe 500 euro për fëmijët e tjetrit. Tërmeti i 26 nëntorit la 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.