Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriEmri Muhamed është në mesin e 10 emrave të parë te foshnjat...

Emri Muhamed është në mesin e 10 emrave të parë te foshnjat në SHBA

Emri Muhamed ka hyrë në mesin e dhjetë emrave më të përdorur për emërtimin e të posalindurve në SHBA në vitin 2019, kanë treguar të dhënat e një kompanie hulumtuese.

Kompania amerikane “BabyCenter” ka publikuar raportin e vitit 2019 në të cilin janë përpiluar emrat më popullorë në vend bazuar në të dhënat e sigurimit social.

Raporti thekson se teksa familjet e krishterë dhe të feve të tjera kanë një gamë të gjerë alternativash për sa i përket emërtimit të fëmijëve, muslimanët në SHBA tradicionalisht vazhdojnë t’i emërtojnë foshnjat me emrin e profetit Muhamed.

Emri Muhamed, i cili renditej i 620-ti në listën e emrave në SHBA në vitin 2000, është bërë emri i 345-të më i shpeshtë në vitin 2019, thuhet në raport, përcjell AA.

Ndërkaq, në mesin e dhjetë emrave më të përdorur për emërtimin e foshnjave këtë vit në SHBA renditen Jackson, Noah, Aiden, Grayson, Caden, Lucas, Elijah, Oliver dhe Muhamed.

Nga ana tjetër, emri femëror musliman Alije po ashtu ka hyrë në mesin e dhjetë të parëve për emërtimin e të posalindurve në vitin 2019.

Në listën e emrave të foshnjave të gjinisë femërore për vitin 2019 radhiten Olivia, Emma, Ava, Aria, Isabella, Amelia, Mia, Riley dhe Aliye.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments