Administrata e komunës së Strugës dita ditës po humb efikasitetin.
Edhe pse rritet numri i të punësuarve, shërbimi i administratës komunale të drejtuar nga Ramiz Merko po përkeqësohet.
Këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Strugës kanë reaguar për mungesë të materialeve për punë. U dikutua për ridestinim të mjeteve financiare në Buxhetin e Komunës së Strugës, por askund nuk ishin të publikuara materialet për këtë pikë. Përveç kësaj, askush nga Sektori për Financa në administratën lokale nuk u paraqit për ta mbrojtur dhe për të dhënë sqarimet e duhura për këtë pikë të rendit të ditës.
Sipas logjikës së Ramiz Merkos, në qoftë se një i punësuar në Sektorin për Financa sëmuret, atëherë i gjithë sektori bëhet i padobishëm dhe paralizohet. Kjo u pa në seancën e sotme të Këshillit.
Administrata komunale nuk mund të funksionojë mirë derisa kryetari Ramiz Merko nuk paraqitet në punë dhe për më tepër, kur nuk është i aftë për të caktuar person në vend të sekretarit të pensionuar.
E pyesim Ramiz Merkon ne dorë të kujt e ka lënë Komunën e Strugës dhe hallet e qytetarëve?
Çfarë do ndodhë me administratën komunale në momentin kur “Sekretari i Pensionuar” i Komunës së Strugës do vendosë ta shfrytëzojë pensionin.
Aleanca për Shqiptarët-Strugë