Siç njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë mbrëmë në orën 18:20 është ndaluar lëvizja e automjeteve të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër dhe Gostivar-Strazhë-Kërçovë, për shkak të reshjeve intensive të borës. Deri në orët e mëngjesit të së mërkures pritet njoftim i ri.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.
Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.