Shqiptarët njihen për aftësitë e tyre në parashikimin e tyre të saktë në bastet sportive.
Sidomos në futboll, shuma marramendëse fitohen pothuajse çdo javë nga bastvënësit shqiptarë, raporton Zëri.info.
Në një mesazh të ardhur në redaksinë e Zëri.info, shihet një bast me fitim mbi 200 mijë euro.
Një shqiptar ka vendosur dhjetëra ndeshje, të cilat i ka luajtur me dy euro.
Nga kjo, ai ka fituar gjithsej rreth 204 mijë euro.