lutem ta shikoni çështjen time, nuk na kanë ofruar asnjë ndihmë, flejmë jashtë”, këto janë fjalët rrënqethëse të Sadije Llapi, gruaja e cila jeton në një banesë të vjetër.
Historia e familjes Llapaj është akoma më tragjike pasi i fati i saj është i dënuar edhe nga gjakmarrja.
E tronditur jo vetëm nga tërmeti që paralizoi vendin por tashmë është e frikësuar nga hasmi i saj.
Anëtarët e kësaj familjeje janë të detyruar të jetojnë në kushte ekstreme, nuk mund të largohen nga banesa për shkak se hasmi ndodhet vetëm 50 m nga oborri i saj.
E tensionuar dhe me thirrjen për ndihmë ajo tregon për “Abc News” se jeton vetëm me 30 mijë lekë të vjetra:
“Nuk mund të blej as ilaçe, as bukë, i lutem shtetit të vendosi dorë”, tha ajo.
Mjekimet shëndetësore i mar njëherë me para ose me ndihma nga njerëzit e mi, sepse më duhen 3 pompa frymarrje të azmës, me duhet korenti i vazhueshëm dhe nuk kam mundësi ekonomike të paguaj.
Mes të tjerash ajo tregon se kryetari i Bashkisë Thumanë nuk i është përgjigjur thirrjeve të saj për ndidhmë, nuk ma hap telefonin, tha Sadija.
Sadija rrëfen momentet frikësuese të tërmetit: “Kur ra tërmeti ishim në dhomë dhe mu bllokua dera, kur mbaroi tërmeti dola”.
Mes dhimbjesh ajo e pranon realitetin, por kërkon nga shteti vetëm një banesë të sigurt .
“Jeta kështu është, do jetojmë në këto kushte, nuk kemi rrugëzgjidhje për ne nuk është interesuar njeri”, janë fjalët e saj. Ndërkohë ajo tregon se djali i saj është i pa punë, një student i infermierisë së përgjithshme, por që tashmë e ka lënë shkollën dhe përpiqet të punojë ku të mundet.