Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriFamilja me 10 anëtarë në qiell të hapur: Na sillni një të...

Familja me 10 anëtarë në qiell të hapur: Na sillni një të paktën një çadër ku të fusim kokën!

Tërmetet në Shqipëri kanë shkaktuar deri tani 42 viktima duke u shënuar ndër ditët më të vështira që po kalon vendi ynë. \

Ndërkohë që dëmet më të mëdha i ka shkaktuar në Durrës, jashtë vëmendjes kanë mbetur qytetet ku tërmeti ka shkatërruar banesa të tëra e familjet s’kanë ku fusin kokën.

Familja Beshiri, banuese në fshatin Bubq, komuna Prezë apelon për ndihmë.

Afrimi, kryefamiljari u shpreh se janë 10 persona pjesë e kësaj familjeje, mes tyre edhe fëmijë 5-6 vjeç, tha se kërkon të paktën një çadër ku të kalojnë natën, pasi shiu ka nisur.

“Jemi 10 persona në fshatin Bubq, komuna Prezë. Shtëpia jonë është totalisht e pabanueshme. Kemi 4 fëmijë, 14 vjeç, 13 vjeç, 5 dhe 6 vjeç. As bashkia, as komuna s’na kanë nidhmuar.

Shiu ka nisur, kemi nevojë për ndihmë, ju lutem,. Na duhet një çadër, e pakta. Lëkundjet e tokës vijojnë,”-tha Beshiri. /albeu.com/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments