Aktori i njohur, Çun Lajçi i ka kushtuar një poezi tërmetit të tmerrshëm, që përjetuan shqiptarët mëngjesin e sotëm.
Ai shkruan se kur dridhet Shqipëria, Kosova nuk mund të flejë gjumë.
“Se tutemi po vdes, E rrajë jetimash mbesim, Të duem edhe kur vërshohesh”, janë disa nga vargjet e tij.
Kujtojmë që tërmeti me magnitudë 6.3 tronditi vendin tonë, duke sjellë 22 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.
Vargjet nga Çun Lajçi
Shqipnisë sime t’luhatun
Kur dridhesh ti
Ne s’bajmë gjumë Shqipni
Se tutemi po vdes
E rrajë jetimash mbesim
Të duem edhe kur vërshohesh
Ujnash
Edhe kur digjesh
Zjarresh
Edhe kur mallkohesh nesh
Kur luhatesh
Dridhesh e përkundesh
Tërmetesh
Si zogj t’futemi n’gji
E lutemi
Vetëm ti t’mos vdes
Ne
S’bajmë gjumë kur ti dridhesh
Se veç Ty t’kemi Shqipni