Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniTragjedi shqiptare në Zvicër: Treni shkel 29 vieçarin shqiptar

Tragjedi shqiptare në Zvicër: Treni shkel 29 vieçarin shqiptar

Një 29 vjeçar nga Gjakova ka mbetur i vdekur në vendin e tij të punës në Basel të Zvicrës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur të dielën gjatë natës. Reporteri merr vesh se i riu është me prejardhje nga Gjakova, me inicialet M. D., dhe prej vitesh jeton në Zvicër. Rastin e kanë konfirmuar për mediat zvicerane autoritetet e sigurisë të kantonit të Bazelit.

Sipas mediave lokale, ajo çka dihet tashmë është vetëm se kosovari ka vdekur, por se rrethanat e aksidentit që ndodhi në vendin e tij të punës janë ende ta paqarta.
Njoftohet se 29 vjeçari u shtyp nga një tren i një linje të huaj që kalojë në hekurudhë gjatë kohës kur po kryheshin punime.

Kompania zvicerane e trenave ‘SBB’ ka njoftuar se personi i vdekur tragjikisht në vendin e tij të punës nuk ka qenë punonjës i saj, por se ka qenë punëtor i një kompanie tjetër të kontraktuar për të kryer punimet në hekurudhe.

Bëhet e ditur se punimet janë ndërprerë të hënën, për shkak të hetimeve, ndërkohë që edhe lëvizja e trenave në atë zonë ka qenë e kufizuar gjatë ditës së djeshme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!