Monday, May 5, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëMadhështore/ Vendosen 300 flamuj kuqezi në rrugën që të çon drejt Serbisë...

Madhështore/ Vendosen 300 flamuj kuqezi në rrugën që të çon drejt Serbisë (FOTO)

Pak ditë para festës së 28 Nëntorit, një grup i vullnetarëve kanë vendosur flamuj në Podujevë.

Kësaj radhe, përveç që janë vendosur për festën e 28 Nëntorit, këta flamuj i janë dedikuar tashmë të ndjerit kapitenit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Baki Ejupi, i cili ndërroi jetë javë më parë.

Ky i fundit çdo 28 nëntor stoliste Podujevën me flamuj kombëtarë. Ejupi ishte iniciatori kryesor që Llapi të dukej kuq e zi në festën e kombit shqiptar.

Në nderim të veprës së tij, kjo iniciativë ka vazhduar edhe për këtë 28 nëntor, e mbështetur nga shoqata e veteranëve të luftës të Llapit dhe nga banorë të tjerë.

Ky grup i vullnetarëve gjatë ditës ka vendosur rreth 300 flamuj, nga Podujeva në drejtim të fshatrave që çojnë në Merdare.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments