Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZoran Zaev: Deri sa të marrë frymë, Gruevski nuk do të shpëtojë...

Zoran Zaev: Deri sa të marrë frymë, Gruevski nuk do të shpëtojë nga 15 milionët e vjedhura


Kryeministri Zoran Zaev nga tribuna e LSDM e mbajtur mbrëmë në Veles ka drejtuar kritika ndaj sistemit të drejtësisë, duke thënë se do të ketë veting të plotë për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët, me qëllim që të pastrojë radhët e gjyqësorit. Por ai është ndalur tek ish-kryeministri Nikolla Gruevski, të cilit iu pushua lënda për rastin “Trajektorja” që hetohej nga Prokuroria Speciale, për shkak të vjetërsisë së lëndës. Gruevski në këtë rast me disa ish-ministra të tij ngarkoheshin me akuzën për dëmtimin e buxhetit për 155 milionë euro, përcjell INA.
“Gruevski shpëtoi me vjetërsinë e lëndës për kreditë kineze. Derisa unë të marrë frymë, Gruevski nuk do të shpëtojë. Nuk do të shpëtojë sepse lënda është gjallë. Lënda do të rrjedhë dhe do të sillen vendime. Në fund do të dihet e gjithë e vërteta. Unë besoj se Gruevski është koka e kësaj vepre, për shkak se ato 5 për qind, ato 15 milionë euro provizion i kishte bërë pazare, i kishte organizuar dhe i kishte marrë ai. Unë e kam dëgjuar këtë, por gjykata duhet ta dëshmojë”, ka thënë Zaev. (INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments