Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSkender Rexhepi-Zejdi: Bashkëpunimi me ASH, ja kur do të finalizohet

Skender Rexhepi-Zejdi: Bashkëpunimi me ASH, ja kur do të finalizohet


Sekretari i Përgjithshëm i partisë “Alternativa”, Skender Rexhepi-Zejd, prêt që bashkëpunimi mes “Alternativës” dhe “Aleancës për Shqiptarët” të finalizohet në fillim të dhjetorit, shkruan gazeta LAJM. Ai paralajmëron se përpjekjet për bashkëpunim dhe takimet mes përfaqësuesve të dy partive do të intensifikohen. Qëllimi i këtij bashkëpunimi, sipas tij, është mposhtja e së keqes dhe kthimi i shpresës tek shqiptarët.

“Për ne si “Alternativë” vendimet finale do t’i sjell Kuvendi Qendror, megjithatë konsiderojmë që këto bisedime të zhvillohen dhe të mos humbet besimi se mund të ketë sukses në kuadër të bisedimeve. Duhet të jemi më të shpejtë, do të ketë takime më të shpeshta dhe shpresojmë që një marrëveshje e përbashkët të arrihet në fillim të dhjetorit, që të kemi kohë të organizohemi rreth fushatës zgjedhore dhe shqiptarët të mund t’i bashkohen këtij karvani”, thotë Skender Rexhepi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments