Kongresi i Manastirit- parakusht për shpalljen e pavarësisë
Me vullnetin më të madh të atdhetarëve e arsimdashësve shqiptar nga mbarë teritoret shqiptare, nga 14 nëntor deri 22 nëntor 1908 do ti zhvillonte punimet punimet Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe. Rol të rëndësishëm do të luante dhe shoqata ,, Bashkimi” e cila merrej me organizimin e kësaj ngjarje historike. Barra materiale për mbarvajtjen e punimeve të kongresit, do të binte mbi pasanikët shqiptar të kohës. Ato do të tresnin pasurin e tyre personale në të mirë të ineresava të përgjithshme kombëtare.
Sigurimin për mbarëvajtjen do te bënin luftêtarët nga Dibra, Manastiri, Korça etj.
Kongresi punimet do ti zhvillonte punimet në hotelin ,, Liria ” pronar i të cilit ishte Bajo Topulli. Merita të veçanta do të ket dhe familja e qiriazëve: Gjerasim, motrat Pareshqevi, Sevasti Qiriazi. Të dya motrat flisnin nga 8 gjuhë të huaja. Falë njohjes së gjuhëve dhe aftësive të jashtzakonshme, Pareshqevia mori pjes në kongresin e Parisit të vitit 1919-1920 Pas mbarimit të punimeve të kongresit, me vendim të tij u vendos që shtypshkronja universale të vendoset në oborrin e shtëpis së familjes Qiriazi. Në këtë shtypshkronjë do të botoheshin shum gazeta si dhe abetarja e parë e gjuhës shqipe. Gjerasimi ndjenjat e tijë prej një atdhetari përveq veprimeve atdhetare ai do ti shprehi dhe me an të këtyre vargjeve:
Do të punojë për mëmëdhenë
Gjithë jetën sa të rrojë,
do ti zgjojë dhe ato që flenë,
Kështu jetën ta mbarojë.
Emri i këti qyteti lidhet dhe me vrasjen e atdhetarit, arsimdashësit Theodor Haxhifilipi ose Dhaskal Todhri të cilin e thërrinin kështu sepse tër jetën ishte mësues. Ky e hartoj alfabetin e gjuhës shqipe me 52 shkronja I cili sipas sdudiuesve është përpiluar sipas alfabetit pelazgjik. Liturgjit fetare në kishat e Elbasanit me kërkes të popullatës I mbante në gjuhën shqipe. Kjo e bëri që ai ti shfrytëzon miqtë e tijë nëpër Evropë dhe ti shtyp shkronjat shqipe dhe ti sjelli në Shqipëri. Por rrugës nga Selaniku në Elbasan ju vun prapa agjentët grekë. Në mes të Manastirit dhe Resnjës në vendin e quajtur Dhiavat ( Xhavat) në vitin 1805 vritet nga dora e agjentëve grekë. Kjo vrasje e pamundësoj hapjen e shtypshkronjës në qytetin e Elbasanit, Manastiri ka qën qytet i banuar kryesisht nga shqiptarët dhe jo rastësisht dhe Kongresi u mbajt aty. Pas marrveshjes së mbretëris SKS dhe Turqis, për shpërnguljen e shpitarëve ky qytet si dhe shum qytete të tjera do shprazen nga shqiptarët. Fshati i familjes së qiriazëve është shuar dhe nuk ka më asnjë shqiptar.Së fundi shqiptarët e kan marr rrugën e pakthim drejt sjpërnuljes për në Australi, Amerik, Evrop
dhe kjo vatër e lëvizjes shqiptare të mbete pa shqiptar.