Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Grafa etnike” në letërnjoftime, Zaev: Kërkojë mirëkuptim nga Lëvizja BESA!

“Grafa etnike” në letërnjoftime, Zaev: Kërkojë mirëkuptim nga Lëvizja BESA!


Kryeministri Zoran Zaev thyen heshtjen ndaj kërkesave të Lëvizjes Besa për vendosjen e grafës etnike në letërnjoftime. Për dallim nga një ditë më parë kur pohoi se çdo gjë do të realizohet në afat kohor, tani Zaev thotë se marrëveshja me Besën do të mund të realizohet pas zgjedhjes së operatorit të ri për dokumente biometrike.

“Deri në fund të vitit do të ketë tender për operator të ri për dokumentet biometrike si letërnjoftimet dhe pasaportat. Me tenderin e ri do t’i fitojmë edhe formularët dhe aplikacionet e reja që më pas të mund t’i zbatojmë masat nga marrëveshjet që ndërlidhen me Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimet Kushtetuese – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Zaev kërkon mirëkuptim nga lëvizja Besa mbi marrëveshjen e cila kushtëzoi ndryshimet kushtetuese më vendosjen e grafës së përkatësisë etnike në letërnjoftime.

“Të kemi kujdes ndaj afateve. Unë gjithmonë jam për zbatimin e asaj për të cilën jemi marr vesh. Marrëveshjet, qoftë e Prespës, me Bullgarinë apo ato të brendshme kanë kuptim vetëm nëse i zbatojmë -u shpreh Zoran Zaev, kryeministër.

Ditë më parë kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami kërkoi nga kryeministri Zaev që të tërhiqet propozim ligji për dokumentet personale i cili është në procedurë parlamentare dhe ta ndryshojë në përputhje më marrëveshjen e arritur. Gjatë procedurës së ndryshimeve Kushtetuese, deputetët e Lëvizjes Besa kushtëzuan ndryshimin e emrit me përcaktimin e shtetësisë “qytetarë i Republikës së Maqedonisë së Veriut” në raport me shqiptarët, si dhe vendosjen e grafës e cila do ta përcaktonte etninë në letërnjoftime, me të drejtë përzgjedhjeje nga qytetarët nëse duan ose jo që në dokumente t’i figurojë përkatësia etnike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!